Dy dekada në pushtet me një batërdi ndërtimesh, kërcënon me burg
Kryeministri Edi Rama u shfaq në mëngjes sërish përpara shqiptarëve sikur të jetë një vizitor që ka zbuluar për herë të parë Shqipërinë.
Pas dy dekadash në pushtet, si njeriu që ka qendruar në majën e batërdisë së ndërtimeve, ai tha se nuk do lejohen abuzimet me lejet e dhëna për ndërtim.
Për ironi, ai vazhdoi të premtojë burg për këdo, edhe pse ka dy mandate si kryeministër dhe tre mandate si kryebashkiak.
“7-15 vjet për çdo ndërtues dhe cilindo që përfshihet në ndërtim që ben shkelje me ndërtimin dhe lejen e ndertimit, as mos ta diskutojë askush,” tha Rama.
LEXO TE NGJASHME