Rama: Ky ishte viti më i vështirë për qeverinë

eeeEdi Ramaaaaaa

Kryeministri Edi Rama e nisi prezantimin e paketës anti-KÇK duke theksuar se viti që po mbyllim ishte një vit i vështirë, që ka krijuar pasiguri në raport me të nesërmen.

Ai theksoi sidomos vendimin kundër nisjes së negociatave, duke vënë sërish theksin tek problemet e brendshme të BE-së.

Rama tha megjithatë se kriza politike në vend ishte artificiale. Ai shtoi se ajo u krijua për shkak të frikës nga reforma në drejtësi.

“Për të gjithë është e qartë se ky ka qenë një vit i vështirë. Posaçërisht i vështirë. Nuk e teproj nëse them se në këto 6 vite, ky vit ka qenë më i vështiri. Një vit i karakterizuar nga një përplasje e vazhdueshme për të krijuar një situatë krize të thellë me mjete artificiale të politikës dhe për të shtrënguar të gjithë bashkësinë tonë brenda një rrethi vicioz. Përplasje që ka karakterizuar të gjithë gjysmën e parë të vitit”.

“Nuk ka asnjë dyshim për sa më takon dhe këtë e ndaj me shumicën e njerëzve të këtij vendi që në themel të asaj përpjekje ka qenë frika nga drejtësia. E lidhur me mundësinë reale të çeljes së negociatave, pas të cilave dihet se vjen një proces serioz për vendin për efektivitetin e sistemit të drejtësisë. Këtu është fjala për Shqipërinë, kjo do të thotë dhënia e provave konkrete rreth faktit se reforma në drejtësi, bagazhi ligjor korrespondon me kapacitetin e reformës në drejtësi. Adresim i korrupsionit deri në nivelet më të larta, kjo ka qenë në themel të gjithë asaj përpjekje që kulmoi me një situatë absurde dhe sureale në procesin zgjedhor”.

“Ne i bëmë të gjitha përpjekjet me angazhimin më të madh me mundim të posaçëm për të komunikuar dhe balancuar të gjithë efektin e baltës së hedhur ndërkombëtarisht për vendin tonë. Duke nisur nga një vend që është kyç, që është Gjermania. Ku për hir të së vërtetës marrëdhëniet ndërpartiake, na kishin krijuar një barrierë domethënëse. Besoj që fakti që Gjermania konkludoi në një “Po” të Bundestagut, është provë që përpjekjet tona rezultuan të suksesshme”, tha Rama.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.