Presidenti bëhet ‘hit’ në internet, ja si udhëton para takimit

presidenti

Një fotografi e presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen, teksa pret trenin në stacionin qëndror të Vjenës, po bën xhiron e rrjeteve sociale.

I pashoqëruar nga makina apo roje, kreu i një prej shteteve më të pasura të Europës, pret si qytetar i thjeshtë mbërritjen e trenit për të shkuar në Itali, aty ku do të zhvillonte një takim me homologun e tij, Sergio Matarella.

Fotoja është shpërndarë edhe nga shqiptarët, të cilët ironizojnë me politikanët dhe pushtetarët tanë që lëvizin gjatë gjithë kohës me eskorta makinash luksoze.

"Presidenti i Austrisë van der Bellen...Është nisur në takim me presidentin e Italisë Sergio Mattarella... A është normal more ky!?!? Ku i ka rojet, limuzinat, autoblindat, helikopterët, avionet? Austria kufizohet me Ballkanin por ky tipi nuk paska “mësuar” asgjë prej liderëve ballkanike!", shkruan një prej qytetarëve shqiptarë që ka publikuar foton në rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që, krerë shtetesh, kryesisht të atyre gjermanike, Vendeve të Ulta apo Skandinave, fotografohen duke lëvizur pa eskorta apo edhe me biçikletë.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.