Kundërshtarët politikë lënë mënjanë ‘mëritë’, i bashkon ‘rreziku i teknologjisë’

politikasaaaaaaaaaaa

Ditën e djeshme u zhvillua konferenca 'Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë', ku të pranishëm ishin diplomatë dhe politikanë.

Ajo çfarë u vuri re në këtë konferencë, përveç mesazheve të dhëna gjatë koferencës, ishte ulja gjatë pushimit në një tavolinë e përfaqësuesve të mazhorancës dhe përfaqësuesve të opozitës parlamentare.

Në disa foto të publikuar nga fotografi Agim Rama, në një tavolinë janë të ulur ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka, ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.

Edhe pse situata politike në vend nuk është e mirë, duket se kjo nuk i ka penguar që përfaqësuesit e partive politike që të lënë kundërshtitë dhe të ulen në një tavolinë.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.