Çokollatat e Shqipërisë së Madhe zemërojnë serbët
Mediat serbe e kanë marrë për provokim faktin se një firmë shqiptare ka nisur të shesë çokollata në vendin e tyre.
Deri këtu nuk ka asgjë të keqe.
Por gazeta Kurir thotë se është një skandal sepse bonbonet që vijnë nga Kosova janë të paketuara në mënyrë të dyshimtë.
Kur hapet kutia e pralinave, e sheh se ato janë të vendosura në formën e Shqipërisë së Madhe.
Harta bie qartë në sy, shkruan gazeta, teksa thotë se qytetarët janë zemëruar dhe kërkojnë që çokollatat të hiqen nga tregu me urgjencë.
LEXO TE NGJASHME