Mesazhi i gjeneralit amerikan në Tiranë: Kujdes me rrjetin 5G!

gjenerali amerikan1574065487

Amerika vazhdon të mbetet e shqetësuar për mënyrën se si do bëhen investimet në rrjetin 5G në Shqipëri, për shkak se vendi ynë është anëtar i NATO-s.

Gjenerali amerikan, James Jones, duke folur në një konferencë në Tiranë me temë: Sfidat e sigurisë së NATO-s përballë teknologjisë, tha se Shqipëria duhet të tregohet e kujdesshme.

“Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për të azhornuar rrjetet e saj në 5G vitin e ardhshëm, është e detyrueshme që liderët e saj të vendosin se kujt do t’i besojnë. Shqipëria duhet të mbetet një anëtare aktive dhe e angazhuar e NATO-s. Shqipëria duhet të jetë e sigurt të bashkohet me 5G me ata që ka vendosur NATO-s. Po hyjmë në një botë të 5G dhe nuk ka asnjë dyshim”, tha ai.

Duke bërë thirrje për vigjilencë, gjenerali amerikan shtoi se: “Kemi shumë arsye për të besuar me mes të tjerash Kina e shikon përdorimin e pajisjeve të saj 5G si platforma tregtare inteligjente, të cilat vendosën në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë globin. Të gjitha këto teknologji dhe zhvillime dixhitale që ka Kina, i japin asaj në dorë një lak shumë të fuqishëm”.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.