Çlirimi i Tiranës / Basha: Reflektim për të mos lejuar rivendosjen e diktaturës parti-shtet- krim!
Lulzim Basha në 75-vjetorin e çlirimit të Tiranës, ka kujtuar intelektualët dhe patriotët shqiptar, të masakruar në valën e terrorit anti-kombëtar komunist në Nëntor 1944.
Me një shënim në facebook, kreu i PD-së kërkon reflektim për të mos lejuar “me asnjë çmim rivendosjen e diktaturës parti-shtet- krim”.
“Nderim përjetë intelektualëve dhe patriotëve të shquar të masakruar në valën e terrorit anti-kombëtar komunist në Nëntor 1944. Sakrifica sublime e mijëra shqiptarëve që u vranë me dhe pa gjyq nga regjimi komunist, kërkon reflektim dhe veprim për të mos lejuar me asnjë çmim rivendosjen e diktaturës parti-shtet- krim!”, shkruan kreu i PD-së.
LEXO TE NGJASHME