Zyrtare, IKMT: Do të prishim 33 objekte tek ‘Astiri’, ja cilat janë

inuk.prishje.astir

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar zyrtarisht tre orë pasi ka nisur operacionin e shembjeve në Unazën e re dhe përplasjen e fortë me banorët nën mbrojtjen e Policisë.

IKMT njofton në Fb se la nisur aksionin tek “Astiri”: “Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, - thuhet në njoftim, -  për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I.

Image

Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështet në këtë aksion nga Policia e Shtetit,” përfundon njoftimi i IKMT.

Image

Image

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.