‘Rrugëtimi për Shqipërinë’/ Basha mesazh të rinjve: Platformë me zgjidhje konkrete që të mos e braktisni vendin

bashatakime

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke komentuar takimin e sotëm me të rinjtë e Elbasanit në kuadër të turit ‘Rrugëtimi për Shqipërinë’, vlerëson se rinia është investimi më i madh që do na kthehet në të ardhmen.

‘Nisëm sot plot energji nga Elbasani "Rrugëtimin për Shqipërinë" bashkë me të rinjtë e këtij qyteti.

Rinia është investimi më i madh që do të na kthehet në të ardhmen. Ndaj zotimi i parë i PD dhe e imi, është kthimi i shpresës për rininë dhe për shqiptarët.

Në fund të rrugëtimit me rininë, do të ofrojmë një platformë të plotë me zgjidhje konkrete të cilat do ti japin atyre arsye për të mos e braktisur më vendin, por për ta ndërtuar të ardhmen e tyre këtu, në Shqipëri.’

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.