Berisha e Basha mbrojnë prokurorin që i shpëtoi atentatit: Atentat qeveritar! Rama e kërcënoni

00.7bashaberisha

Pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja kanë ardhur edhe reagimet e para politike nga opozita, e cila e ka mbrojtur në momentin që kryeministri Rama e denoncoi si të lidhur me krimin.

"Atentat mafioz qeveritar i paralajmeruar! Miq, sot pasdite ne Durres u krye ndaj prokurorit Arjan Ndoja nje atentat shteteror mafioz i paralajmeruar. Ai ndodhet ne urgjencen e spitalit te Durresit ne gjendje serioze per jeten" shkruan Sali Berisha, ndërsa ka publikuar videon e kryeministrit Rama teksa e denoncon nga foltorja e Kuvendit prokurorin si të lidhur me bandat.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja. Lideri i PD-së thotë se atentati është një ngjarje e rëndë mafioze që tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin. Por sipas Bashës situata është më e rëndë, pasi kjo ngjarje kriminale u parapri nga kërcënime direkte të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit ndaj këtij prokurori, i cili, thotë më tej kryedemokrati, nëse dyshohej se ka shkelur ligjin duhet të çohej para drejtësisë e jo të linçohej publikisht

"Atentati ndaj një prokurori është ngjarja më e rëndë mafioze që mund të ndodhë në një vend. Ngjarja e sotme tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin. Më e rëndë është situata kur kjo ngjarje kriminale u parapri nga kërcënime direkte të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit ndaj këtij prokurori, i cili nëse dyshohej se ka shkelur ligjin duhet të çohej para drejtësisë e jo të linçohej publikisht.

Zbardhja sa më parë e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënia para drejtësisë e autorëve dhe porositësve të këtij krimi mafioz është jetike për të dëshmuar se shteti nuk ka kapitulluar totalisht para krimit. Sonte dua të inkurajoj çdo prokuror dhe punonjës të ndershëm të policisë të luftojnë krimin dhe të mos gjunjëzohen para tij. E di se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, kur ju them se keni në këtë betejë simpatinë dhe mbështetjen mbarëpopullore, edhe kur kundër jush e në krah të krimit janë të implikuar segmentet më të larta të pushtetit" shkruan Basha në faqen e tij në Facebook.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.