Shkarkimi i Kajmakut, Rama reagon në Twitter
Mbi vendimin e trupës së KQZ-së për mbarimin e mandatit të (tashmë) ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku ka reaguar sërish kryeministri i vendit, Edi Rama.
Këtë herë, përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan:
“KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje👍Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë”
Ju kujtojmë se reagimi i parë i kryeministrit erdhi disa minuta më parë, ku u shpreh se “institucionet janë institucione”.
LEXO TE NGJASHME