Garda merr në mbrojtje Rudina Hajdarin, pas kërcënimit me jetë

0.6rudina.hajdari021542184

Vetëm tre ditë pasi kryetarja e Grupit Demokrat, Rudina Hajdari deklaroi në Kuvend se është kërcënuar me jetë, ka ardhur edhe reagimi i parë i institucioneve ligjzbatuese.

Hajdarit i është caktuar një punonjës Garde për tu kujdesur për sigurinë e saj.

Në seancën e ditës së hënë, Rudina Hajdari deklaroi nga foltorja e Kuvendit, se ishte kërcënuar në zyrën e saj, dhe për këtë i kishte dërguar një kërkesë Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit.

Hajdari nuk e tregoi emrin e personit që e ka kërcënuar, por kërkoi që të merren sa më shpejt masat që deputetët të kontrollohen para se të futen në Kryesinë e Kuvendit dhe nuk duhet të lejohen me njerëz të tjerë si përforcime, përpara se të ketë viktima në parlament.

Ndërkohë që kryetari i Kuvendit Ruçi iu përgjigj duke thënë se shkresën ia ka dërguar ministrit të Brendshëm për të marrë masa për sigurinë e saj.

Por a ka lidhje kërcënimi i vajzës së Azem Hajdarit me atë që po ndodh në grupin Demokrat?

Deputeti Ligoraq Karamelo tha ekskluzivisht për Report Tv se deputeti që e kërcënoi është Korab Lita. "Po, e ka kërcënuar Korab Lita" u shpreh Karamelo për Report Tv.

Por deputeti Korab Lita e mohoi një gjë të tillë duke thënë se nuk kanë debatuar dhe se nuk e ka kërcënuar Hajdarin.

Por në datë 15 Tetor Rudina Hajdari tha i është ushtruar presion pikërisht nga Korab Lita dhe se ka edhe pamje të Kuvendit të cilat ajo do t'i çojë në prokurori, që e faktojnë këtë pretendim. Nuk dihet nëse deklarata e Hajdarit lidhet me këtë rast apo ndonjë tjetër, por debati brenda këtij grupi për drejtimin ende vijon.

Korab Lita që pretendon drejtimin tha sot se nuk i pranoi pesë deputetët e rinj që kërkuan të bëhen pjesë, por Rudina Hajdari pak ditë më parë tha të kundërtën. Ditën e enjte Rudina Hajdari u shpreh se grupi u zerua dhe u konstituua me anëtarët e rinj.

 "Grupi Demokrat është zeruar dhe ka anëtarë të rinj" tha ajo ditën e enjte, por Korab Lita deklaroi sot se këta pesë deputetë nuk janë pranuar.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.