Rama mbledh Kryesinë e PS-së, Reforma Zgjedhore në fokus
Kryeministri Edi Rama po zhvillon mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste prej orës 08:30 të mëngjesit.
Në mbledhje po diskutohet për vendimin për shtyrjen e negociatave, projektligjet që do të kalojnë në seancën e së enjtes, zgjedhjet në parti, kërkesën e grave të Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Grupit Parlamentar Socialist për poste drejtuese, por edhe zhvillimet brenda PS-së.
Ndërkohë që pas Kryesisë socialiste, kryetari i PS-së, do të zhvillojë një takim me kreun e grupit, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe bashkëkryetarin e reformës zgjedhore nga shumica, Damian Gjiknuri.
Tre ditë më parë, Rama u shpreh se reforma zgjedhore, si kusht i Bundestagut gjerman do të miratohet me apo pa PD-në, brenda Dhjetorit.
LEXO TE NGJASHME