Negociatat, 6 orë grindje, Macron kundërshton prerë dhe del me nerva nga samiti

0.7grindje.lider.be012

"Financial Times" i ka kushtuar një artikull sot, sfidave të forta me të cilat po ndeshet sot BE, duke filluar me luftën që po bën Britania e Madhe për daljen nga unioni dhe vazhduar me shqetësimin e dy shteteve që po presin hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

“Një grindje për politikën e zgjerimit i mbajti liderët, - përfshirë z.Johnson, - të mbërthyer në darkë deri në orën 2 të mëngjesit, - shkruan FT. - Pas mbi gjashtë orësh grindje, liderët nuk arritën të bien dakord për konkluzionet e samitit mbi atë se çfarë do të bëjnë me bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Diplomatët thanë se kundërshtimi nga Franca, Danimarka dhe Holanda e ndaluan bllokun të propozonte, një afat të ri njëvjeçar, për fillimin zyrtar të bisedimeve të pranimeve, me të dy vendet.

Emmanuel Macron, që e ka kundërshtuar ashpër dhënien e dritës jeshile iku nga samiti pa iu drejtuar gazetarëve.

Kryeministri i Finlandës Antti Rinne u tha liderëve se do të bëjnë një tjetër përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët të premten."

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.