Mblidhen ministrat e jashtëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë, Roth: Mbështesim hapjen e negociatave
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të mblidhen sot në orën 11:00 në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë, që do u kalohet më pas liderëve të vendeve të BE-së në samitin e 17-18 Tetorit ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat. Ministri gjerman i Shtetit për Europën Michael Roth ka mbërritur në Luksemburg ku do të zhvillohet mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE. Roth shkruan se pozicioni i Gjermanisë është i qartë në mbështetje të nisjese së bisedimeve për këto dy vende, megjithë e konsideron procesin të vështirë.
Në reagimin e tij, pak para se të nisë mbledhja, ministri i jashtëm, Gent Cakaj shkruan se sot është momenti që BE-ja të tregojë se i mban premtimet e dhëna, ku theksoi se një vendim negativ do të ndikonte në ngadalësimin e progresit të reformave.
'Koha të çelim negociatat. Provë e BE për të mbajtur premtimet dhe për të parë të ardhmen. Një vonesë tjetër mund të minojë besueshmërinë në BE. Sot BE përballet me një zgjedhje historike. Nuk na duhet një vështrim i ngushtë, por një fener shprese. Një vonesë tjetër mund të ngadalësojë progresin e reformave", shkruan Cakaj.
Franca dhe Holanda janë dy vendet skeptike, por deri në 18 Tetor asgjë nuk është mbyllur dhe shpresat janë reale për Shqipërinë. Diskutimi mes ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian do të bazohet në konkluzionet e miratuara në 2018 me premtimin se negociatat do të hapen pikëtisht këtë vit, por nga qershori u shty në tetor.
Ministri gjerman i Shtetit për Europën Michael Roth ka mbërritur në Luksemburg ku do të zhvillohet mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE për të vendosur nëse do të mbështesin hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Roth shkruan se pozicioni i Gjermanisë është i qartë në mbështetje të nisjese së bisedimeve për këto dy vende, megjithë e konsideron procesin të vështirë.
"Mbërritja dhe pragu i derës nga DE MiRo_SPD në GAC në Luksemburg. "Pozicioni gjerman është i qartë: ne mbështesim bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në bazë të votës gjermane të Bundestagut"
Tani fillon me Këshillin e Ministrave Evropian. Në axhendën tonë: zgjerimi i përfitimeve (hapja e negociatave të pranimit Shqipëri & Maqedonia Veriore) & Financat e BE-së. Do të jetë shumë e vështirë sot", shkruan Roth.
LEXO TE NGJASHME