Meta: Komisioni i Venecias ka zero rëndësi për mua
Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Open” ka komentuar raport vlerësimin e Komisionit të Venecias teksa tha se për të ky raport nuk ka fare rëndësi.
Sipas Metës komisioni i Venecias ka tejkaluar kompetencat duke u futur në lojra politike.
“Komisioni i Venecias ka zero rëndësi për mua. Për mua ka rëndësi Kushtetuta e vendit tim.
Komisioni i Venecias të mos fusë hundët ne lojrat politike të Shqipërisë. Ti qëndrojë kompetencave të tij. Të mos fusin hundët në çështjet e OSBE/ODHIR.
Ata kanë tejkaluar kompetencat. Nuk janë një institucion i specializuar për çështjet e sigurisë”, theksoi Meta, i cili disa javë më parë deklaroi se do jepte dorëheqjen në rast se Komisioni i Venecias, konstatonte shkelje të Kushtetutës. Meta tani nuk largohet, por sulmon Venecian.
LEXO TE NGJASHME