Zguri: Kosova na dha leksion për zgjedhjet, te ne duhen bërë ndryshime

klementzguri

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri mendon se Kosova  i dha leksion Shqipërisë sa i përket menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve.

Ai sugjeron që komisioni i reformës zgjedhore të rregullojë defektet, që nisin nga numërimi i votave. Gjithashtu propozon që ato të bëhen nga qendrat respektive të votimit, siç ka qenë më parë.

“Në Kosovë numërimi bëhet në Qendrat e votimit. Për ne nuk është e panjohur kjo gjë, sepse Shqipëria më përpara e ka pasur këtë lloj mënyre të numërimit. Ligjvënësi ka gjykuar se duhej ndërruar dhe kemi këtë sistem që kemi.

I takon komisionit të reformës zgjedhore të vendosë se çfarë duhet bërë për reformën. Komisioni duhet të fillojë punën sa më parë për të ndryshuar ato gjera që në zgjedhjet e kaluara janë konstatuar se duhet përmirësuar apo ndryshuar” tha kreu i KQZ-së për mediet.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë u shpallën brenda 24 orëve, dhe nuk pati asnjë kontestim nga asnjë parti në vend.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.