Shqipëri-Maqedoni/ Gjermania sot vulos 'PO'-në për hapjen e negociatave
Në Bundestagun Gjerman do të zhvillohet sot një debat mbi dy propozimet e grupeve parlamentare të koalicionit të CDU/CSU dhe SPD lidhur me rekomandimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Grupimi më i madh politik gjerman, CDU- SCU dhe SPD në datë 24 shtator i thanë 'PO' hapjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për Maqedoninë e Veriut rekomandohet hapja e pakushtëzuar e negociatave ndërsa për Shqipërinë me 9 kushte.
Në fazën e parë është vënia në punë e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe Reforma Zgjedhore, në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Për të vijuar me 7 kushte të tjera në fazën e dytë.
Theksi vihet tek ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit, marrja një vendimi nga Gjykata Kushtetuese dhe tek procedimi penal për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kaluan procesin e Vettingut (lexo këtu të plotë).
Një ndër pikat kryesore është kriza politike, ku i bëjnë thirrje partive që të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje përmes dialogut, në të kundërtën do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rrugën e çeljes së negociatave. Sot dokumenti pritet të miratohet në Bundestag pas një debati 45 minutash.
Vendimi i liderëve të BE-së për Shqipërinë nëse do ta hapen negociatat do të merret në mes të tetorit.
Pikat e diskutimit sot në Bundestag
- "Marrëveshja mes Bundestagut me Qeverinë Federale për aplikimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian i 29 majit 2019 për hapjen e negociatave të pranimit.
- " Marrëveshja mes Bundestagut dhe Qeverisë Federale për kërkesën për anëtarësim të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian 29 maj 2019 për hapjen e negociatave të pranimit.
LEXO TE NGJASHME