Nis mbledhja e KLP-së për Prokurorin e Përgjithshëm
Ka nisur mbledhja plenare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për tu zgjedhur në postin e kryeprokurorit, pas vlerёsimit paraprak.
Në rendin e ditës do të jetë miratimi i listёs sё këtyre kandidatёve.
“Sot Këshilli është në gjendje të vlerësojnë kandidatët të cilët plotësojnë kushte ligjore për të vazhduar garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Anëtarët të Këshillit kanë shqyrtuar me seriozitet dosjen e çdo kandidati. Çdo anëtar i Këshillit do të shprehë mendimin e vet për plotësimin e kushteve ligjore të 4 kandidatëve në garë”, është shprehur Gent Ibrahimi.
Ju kujtojmë se mbledhja duhej të mbahej të hënën, por nga njëra anë Këshilli i Lartë i Prokurorisë kishte llogaritur se këtë të hënë përfundonte afati për ankimin ose jo ndaj kandidatit Olsian Cela, një veprim të cilin komisioneri publik nga ana tjetër kërkonte ta shfrytëzonte deri në limitin zyrtar,
LEXO TE NGJASHME