Kuvend, PS-ja do të rrëzojnë tetë dekretet e Presidentit për koncesionet dhe kreun e KLSH-së

00.1kube1556179279

Shumica socialiste në Kuvendin e Shqipërisë pritet që t'i rrëzojë Presidentit Ilir Meta në seancën e sotme plenare tetë dekrete, shtatë që riktheu për shqyrtim dhe një për emërimin e Petraq Milos në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por kush janë dekretet e tjera që pritet që të rrëzohen përpos emrit të tretë të kreut të KLSH-së?

Në listë janë ligji për koncesionet, kontratat për rrugët Milot – Balldren dhe Orikum - Llogara, Porti i jahteve - By-Pass Orikum - Dukat. Dekreti për rezervat materiale të shtetit është një tjetër ligj që e pret i njëjti fat, po ashtu edhe ai për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare, për vetëqeverisjen vendore dhe planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Të gjitha ligjet e kthyera për shqyrtim u rrëzuan më parë në komisionet parlamentare, ndërsa sot vulosen në seancën plenare.

Në seancën e radhës pritet që të rrëzohen dekretet e tjera, mes të cilave është ai për Akademinë e Shkencave që u rrëzua dje në Komisionin Parlamentar të Edukimit. Ndërkohë që sot në rendin e ditës përpos dekreteve janë edhe pika të tjera të rëndësishme si miratimi i projektvendimit për zgjedhjen e Besnik Dervishit Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për emërimin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe të tjera.

Tetë dekretet e Presidentit që pritet që të rrëzohen sot në Kuvend
1.Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit
2.Dekreti për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare
3.Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore
4.Dekreti për ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit
5.Dekreti për ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat
6.Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum - Llogara, Porti i jahteve - By-Pass Orikum - Dukat
7.Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren
8.Dekreti për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.