Meta sot në orën 09:59 në Komisionin Hetimor, detajet
Ora 09 e 59 e kësaj të hëne kreu më i lartë i shtetit, Presidenti i Republikës do të trokasë në derën e kryesisë së Kuvendit për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve në lidhje me 2 dekretet 30 qershorin dhe 13 tetorin.
Burimet bëjnë me dije se Presidenti do te shoqërohet nga një staf shume i ngushtë i këshilltarëve më të afërt. Mësohet se Presidenti do të shoqërohet nga 3 këshilltarë: Keshilltari per Sigurine, Bahri Shaqiri; Keshilltari Ligjor, Bledi Dervishaj dhe Keshilltari per Mediat, Tedi Blushi.
Kreu i Shtetit, shpjegojnë burimet mediatike, do të paraqesë disa prova që sipas presidencës përbëjnë shkelje të Kushtetutës nga ana e institucioneve në varësi të qeverisë.
Ministria e Drejtësisë është një nga institucionet që e ka barë këtë duke mos botuar në Fletoren Zyrtare datën 13 tetor. Po kështu edhe anëtarët e PS në KQZ që nuk e morën parasysh as anulimin e datës 30 qershor dhe as datën e dytë 13 tetorin.
Fill pas mbledhjes së Komisionit javën që lamë pas Kreu i Shtetit garantoi se do të merrte pjesë për të dëshmuar para deputeteve të PS që kërkojnë shkarkimin e tij.
Komisioni parlamentar është ngritur për të vlerësuar ligjshmërinë e akteve të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.
Komisioni ka marrë në ndërkohë përgjigjet e disa institucioneve të cilave ai është drejtuar, por duket se vendimtar do të jetë opinioni i Komisionit të Venecias delegacioni i të cilit mbërrin në Tiranë ditën e martë dhe ku në vizitën dy ditore do të ketë kohë për tu takuar edhe me Kreun e Shtetit.
LEXO TE NGJASHME