Vettingu vazhdon/ KPK konfirmon në detyrë kreun e Gjykatës Administrative në Korçë

0.5KPK PER Sokol Ibi 770x387

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, kryetarin e Gjykatës Administrative në Korçë, Sokol Ibin.

DSIK, ka dorëzuar një raport me konstatimin se subjekti është u përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Edhe nga hetimi i KPK, nuk kanë rezultuar lidhje të gjyqtarit me persona të papërshtatshëm.

Në lidhje me aftësitë profesionale, rezulton se ka pasur 9 ankesa në Inspektoratin e KLD, 2 nga të cilat janë gjetur të mbështetura. Më tej, KPK ka konstatuar se subjekti ka logjikë në zbatimin e ligjit. Në disa raste, për subjektin janë konstatuar se ka pasur zgjatje tej afateve të disa proceseve civile.

Gjithashtu, është konfirmuar në detyrë edhe Enkel Peza, kandidat për magjistrat dhe ndihmës ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.