‘Opozita nuk heq dorë nga zgjedhjet e lira, shtatori muaj aksioni’

0.4clirim gjata 1205620251

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, në një intervistë për Ora Neës, tha se ‘opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesat e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme’.

Gjata tha më tej se ‘do të duhet të presim muajin shtator për tu njohur me aksionin opozitar’.

‘Do ta shikoni në muajin shtator, strategjia dhe taktikat nuk tregohen paraprakisht asnjëherë. Ne nuk kemi hequr dorë, nuk jemi tërhequr nga kushtet dhe kërkesat tona për krijim standardesh dhe kushtesh për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por do ta shikojmë kur të vijë shtatori.

Prezenca ndërkombëtare ka qenë është dhe do të jetë gjithmonë. Nuk është se kemi pasur ndonjë përballje ose përplasje me prezencën ndërkombëtare. Kemi pasur mendimet pikëpamjet tona. Ajo që ne besojmë shumë është qytetari shqiptar.’

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.