Dokumentari i Rai 3, Rama: Flasim kur llafet t’i ketë marrë era
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dokumentarin televizionit italian Rai3, i cili tregonte për trafikun e drogës në Shqipëri drejt vendeve të tjera, por jo vetëm.
Për Edi Ramën, emisioni ‘Narcotica’ nuk është gazetari dhe s’ka asnjë lidhje me gazetarinë.
‘S’kemi ç’bëjmë! E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje.
Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat, punët, veprat. Ato do të flasin, kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës’, shkruan Rama në Tëitter.
Çdo media që sulmon Edi Ramën dhe qeverinë e tij, që nxjerr të vërtetat që ky i fundit kërkon ti fshehë, nuk është gazetari.
Tani përveç sulmeve ndaj medieve në Shqipëri, Edi Rama dhe ushtarët e tij kanë vendosur të sulmojnë edhe mediat ndërkombëtare.
LEXO TE NGJASHME