Zv.kryeministri Erion Brace: Vangjush Dako do përballet me drejtësinë

brace erjon

Numri dy i qeverisë, Erion Braçe ka folur sot per ceshtjen e ish kryebashkiakut te Durresit qe eshte vendosur ne listen e personave non grata ne SHBA. Brace deklaroi sot se ish kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako duhet të përballet në mënyrë individuale me organet e drejtësisë dhe heshti sa i takon nje vendimi politik që mund të merrej për ish kryebashkiakun e Durrësit

“Çdo akuzë e ngritur ndaj zotit Dako dhe gjithkujt tjetër, përfshirë dhe anëtarë të kryesisë së PS-së apo jo, apo përfshirë kryetarë të partive politike, siç është njëri prej kryetarëve të opozitës, apo nën të, në atë parti duhet të hetohet dhe gjykohet siç e parashikon ligji.

Askush nuk mund ti shmanget hetimit dhe gjykimit. Ne as kemi ndërmend të ndërhyjmë në këtë proces mes organeve të drejtësisë dhe cilitdo individi që ka një akuzë konkrete ne nuk futemi. Secili do të përballet me organet e drejtësisë individualisht në përputhje me ligjin në një proces të drejtë e të barabartë.

Koha kur përdorej imuniteti për ti ikur drejtësisë aq sa sot vijojmë të kemi një sistem pandëshkueshmërie në nivelet më të larta të politikës dhe çështje të pazgjidhura në gjykatë, dhe ku janë materializuar vjedhje me miliona e qindra miliona euro nuk ka më. Secili duhet të përballet patjetër.”

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.