Vettingu vazhdon, konfirmohet edhe në Apel gjyqtarja Nertina Kosova

0.4KOMISIONI VETINGUT 02542102158

Është konfirmuar në detyrë edhe nga Kolegji i Pavarur i Apelit, gjyqtarja e Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova.

Ishte Komisioneri Publik i cili i bëri kërkesë Kolegjit të Pavarur të Apelit që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të vazhdimin e detyrës për gjyqtaren e Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova.

Katër muaj më parë, Komisionieri ankimoi vendimin e KPK me argumentin se nuk ka bërë hetim të plotë për gjyqtaren, por pas provave të paraqitura ka kërkuar lënien në detyrë të saj.

Gjyqtarja Kosova e kaloi Vettingun më 17 korrik 2018. KPK në relacionin për Kosovën, doli në përfundimin se gjyqtarja nuk kishte fshehur pasurinë, ishte e aftë profesionalisht si dhe nuk kishte lidhje me persona të lidhur me krimin. 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.