Rama publikon videon, ja se kur do të përfundojë aeroporti i Kukësit me bileta ‘low cost’
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video në Facebook, për projektin e aeroportit të Kukësit, që është në proces ndërtimi. Sipas shefit të qeverisë, aeroporti do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm.
“MIRËMËNGJES
dhe duke ndarë me ju kënaqësinë e këtij video-imazhi nga projekti i terminalit të pasagjerëve në aeroportin e ri të Kukësit, ku po punohet intensivisht për realizimin e projektit brenda vitit të ardhshëm, ju uroj një ditë të mbarë😊”, shkruan Rama në Facebook.
Aeroporti i Kukësit e ka përfunduar nderimin e tij në vitin 2006, por nuk është vënë asnjëherë në përdorim. Qeveria ka deklaruar se dhënia me koncesion do të mundësojë që përmes këtij aeroporti të fluturojnë mbi 300 mijë udhëtarë në vit me çmime low-cost.
LEXO TE NGJASHME