Shkarkimi i Metës, komisionin e drejton Manja, ja socialistët që do i bëjnë 'gjyqin' Presidentit

0.4hkarkim.meta20136548521154852

Sot në orën 17:00 do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në seancën  e posaçme për të votuar ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Fillimisht seanca ishte parashikuar për në orën 18:00, por duke pasur parasysh faktin që në 20:00 nis protesta e 10-të kombëtare e opozitës, shumica e afroi me 60 minuta.

Komisioni do ketë në përbërje të tij  9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re. Në krye të komisionit hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit do të jetë kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ndërsa anëtarë nga shumica do të jenë; Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni. Ndërkohë që pritet për t'u parë si do të veprojë grupi demokrat i drejtuar nga Rudina Hajdari. Ajo kërkoi pak ditë më parë shtyrjen e ngritjes së komisionit deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese për të shmangur pështjellimin e krizës politike, që më shumë e shikon si konflikt personal Rama-Meta.

"Nuk është momenti për hetimin e Metës. Nëse presidenti ka shkelur Kushtetutën mund të vërtetohet në një moment më normal" tha ajo. Ndërkohë që në seancën e së enjtes, deputetët Myslim Murrizi dhe Ralf Gjoni e kushtëzuan votën me reformën zgjedhore. Shumica e bazon nismën për shkarkimin e Metës te vendimi për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit, dekret që sipas PS-së është jo Kushtetues. Në fund të të gjitha procedurave parlamentare, edhe nëse kërkesa miratohet në Kuvend me 94 vota, do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të thotë fjalën e fundit për kreun e shtetit.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.