30 Qershori/ 771.863 vota për 61 kryebashkiakët, pjesemarrja në zgjedhje 21.6%

00.2zgjedhje.votome25425

Në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet vendore ku u votua për 61 kryetarët e rinj të bashkive. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton zyrtarisht se në të gjithë vendin kanë votuar 771.863 shqiptarë ose 21.6%. PD, LSI, PDIU dhe 5parti opozitare te tjera e kanë bojkotuar këtë garë elektorale. Duke llogaritur që shumica e këtyre votave është për kandidatët e PS-së, rezultati i zgjedhjeve konfirmon për Partinë Socialiste suksesin e arritur në 2017 si numër votash dhe një rritje më shumë se 50 % të votave të marra nga Partia Socialiste në këshillin bashkiak të 2015. Pjesëmarrja prej 21.6 %  në rrang kombëtar e ditës sotme korrespondon me pjesëmarrjen e regjistruar në zgjedhjet e 2017 që në rrang Kombëtar ka qenë 46.8%, por duke përfshirë edhe zgjedhësit e opozitës së bashkuar që sot bojkotuan qendrat e votimit.

Opozita kundërshton pjesëmarrjen e ditës së sotme të njoftuar nga KQZ edhe për të zhvleftësuar suksesin politik të arritur nga shumica socialiste dhe për të justifikuar dështimin e bojkotit masiv që vetë opozita e kishte kërkuar. Të dhënat e pjesëmarrjes në fakt tregojnë që peshorja politike mes shumicës dhe opozitës nuk ka ndryshuar dhe Partia Socialiste mbetet forca e parë politike në vend.

Veç disa incidenteve të vogla në gati të gjitha qendrat e votimit në të gjithë vendin procesi vijoi me qetësi. Përveç 1 qendre votimi në Bashkinë e Shkodrës (në Prekall), në të gjitha qendrat e tjera të vendit u votua. Kutitë u transportuan drejt KZAZ-ve, ku po vijon procesi i numërimit.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.