Zgjedhjet/ Basha: 30 qershori, spiralja e rrëzimit të Ramës

0.4lulzim basha 1 70210215

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një komunikim nga selia e PD-së tha se sot shqiptarët janë përballë një te keqe të madhe si Edi Rama që duhet shporrur me çdo mënyrë.  

“30 qershori do të jetë hap fatal poltik i krimit të regjjimit, do të jetë spiralja e rrëzimit të Ramës.

Më mirë se kush e do shpreh fytyra e zombit politik që bredh në Shqipëri, më fjalorin banal, me këtë fytyrë të përçudnuar me peshën e krimit dhe së keqes.

Neveria që ndjejnë sot shqiptarët për të nuk duhet ta harrojnë. Shpesh kur vjen fundi i së keqes ndjejnë një çlirim por të mos harrojnë, të reflektojnë se si erdhi e keqja

Mungesa e reflektimit ka qenë një e kerë për ne si popull

Historia poltike e Edi Ramës është historia e njeriut të dështuar në art, sport, poltikë, që kërkon verberisht të hakmerret me para ndaj botës.

E Shqiërisë që i beson fasadës, dukjes, propagandës dhe që i beson së keqes.

Shoqëria jonë ka provuar për mirë këtë 30 vite, por ka pasur edhe shumë të këqia.

Edi Rama shtë monumenti me i lartë i së keqes që ka prodhuar shoqëria jonë në 30 vite.

Askush nuk e ka shpërdorur besimin e popullit më shumë se Rama në këto 30 vite

Ne e shikojmë të keqen vetëm kur bëhet mal

E keqja luftohet me këmbëngulje.

Këtë ka bërë Partia Demokrayike dhe unë për 6 vite rresht.”

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.