Përfundon takimi 1-orësh i Shefes së Vëzhguesve të OSBE me Bashën
Ka përfunduar pas 1 ore, takimi i drejtueses së Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, në selinë blu.
Takimi ka zgjatur një orë dhe është mbajtur në kushtet kur jo më larg se dje, kreu i opozitës, Basha deklaroi me forcë se zgjedhjet e 30 qershorit “nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen.””.
Ndërsa është pritur nga Oerd Bylykbashi, ka qënë vetë Basha që e ka përcjellë zonjën Glover në dalje, ndërkohë që midis tyre vazhdonte bashkëbisedimi.
Audrey Glover ka takuar të martën kryeministrin Edi Rama lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe krizën politike në Shqipëri.
LEXO TE NGJASHME