Ja vendimet e marra në mbledhjen urgjente të PD-së

00.3pd selia 74601845120

Deri të dielën e ardhshme, do të zhvillohen protesta në çdo zonë ku do të shkojë kryeministri Edi Rama për takime elektorale.

Pas mbledhjes me Kryesinë dhe ish-deputetët e grupit parlamentar të PD-së, është vendosur për protesta njëjavore deri më 30 qershor.

Basha është shprehur gjithashtu se më 30 qershor nuk do të zhvillohen zgjedhje, ndërsa u ka kërkuar strukturave që të përgatiten për zgjedhje të parakohshme.

“Jemi ne metrat e fundit te finisht te kesaj beteje. Nuk është ky fundi. Na duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën. Kemi mbështetjen popullore te qytetareve shqiptareve e kanë të pazëvendësueshëm për fitoren e kësaj beteje. Besimi i qytetarëve nga akti i sotëm është në kuotat maksimale”, është shprehur Basha.

Protestat do të jenë të ngjashme me ato që u zhvilluan një ditë më parë në Shkodër. Ndërkohë, kryetarët e bashkisë së PD do të vazhdojnë me këmbëngulje zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit dhe duke filluar nga e hëna do të nxjerrin urdhrin për revokimin e listave të zgjedhësve në qendrat e votimit.

Basha mësohet të ketë deklaruar se opozita ka siguruar një mbështetje të lartë që shkon nga 54% deri në 60%.

“Çdokush qe mendon se duhet te sakrifikojmë kauzën për hir të disa kapsollave dhe rënies pre e provokimeve, është dritëshkurtër”, ka thënë kreu i PD-së.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.