Vetting/ Saida Dollani konfirmohet në detyrë, kandidate për Gjykatën Speciale

0.8vettingu.saida.gjyakata01543687542154

Gjyqtarja e Apelit për Krimet e Rënda, Saida Dollani është konfirmuar sot në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ajo ka arritur të kalojë procesin e rivlerësimit, të cilit po i nënshtrohen të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët në Shqipëri, në kuadër të reformës në drejtësi.

Dollani është një prej kandidatëve për t’u emëruar në Gjykatën Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, një institucion i ri i drejtësisë që pritet të ngrihet së shpejti.

Trupi gjykues i KPK-së nuk gjeti asnjë problem në kriterin e pasurisë, atë të pastërtisë së figurës si dhe të aftësive profesionale të zonjës Dollani.

Në muajin maj, gjyqtarja Dollani u mor në mbrojtje dhe në ruajtje nga Policia e Shtetit së bashku me anëtarë të familjes së saj, pasi dyshohej se ishte kërcënuar nga anëtarë të bandës së Emiliano Shullazit.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.