Rendi i ditës në Kuvend: Mocioni i PS kundër Presidentit

0.8kube1556179279

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00, në seancë plenarë vetëm për një pikë në rendin e ditës: Mocion me debat, kërkuar nga PS, mbi aktin e Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Debatet janë parashikuar të zgjasin dhe fjalën do ta marrë në veçanti, kryeministri Edi Rama.

Në axhendë thuhet: "Mocion me debat, kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste “Mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore."

Ky mocion do të votohet me shumicë të thjeshtë dhe në fund të tij kërkohet të miratohet një rezolutë në emër të Kuvendit, me një thirrje drejtuar Presidentit Ilir Meta.

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, në kërkesën drejtuar kryetarit Gramoz Ruçi shprehet:

"I nderuar Z. Kryetar i Kuvendit - pasi u njohem me aktin e paprecedente te Presidentit te Republikes per shfuqizimin e dekretit nr. 10928, date 05.11.2018 "Per caktimin e dates se zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore" dhe duke e vleresuar ate si nje akt absolutisht te pavlefshem, te marre ne kapercim te kompetencave te institucionit te Presidentit dhe ne kundershtim flagrant me parimet kushtetuese dhe demokratike si dhe duke konsideruar se ky akt synon te pengoje ne menyre te kundraligjshme realizimin e se drejtes kushtetuese te shtetasve shqiptare per te zgjedhur perfaqesuesit e tyre ne pushtetin vendor, bazuar ne nenin 98 te Rregullores se Kuvendit - kerkojme zhvillimin e nje mocioni me debat ne seancen me te pare te Kuvendit per kete ceshtje, ne perfundim te se cilit propozojme miratimin e nje rezolute sipas draftit bashkangjitur."

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.