Potesta/ Basha: Të dielën do rrëzojmë Ramën, do çlirojmë Tiranën
Tre kanë qenë pikat kryesore të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha përballë sipmatizantëve të PD-së në zonën e ish- Kinostudios. Dy ditë përpara protestës së shtatë të opozitës, Basha tha se 2 qershori do të sjellë rrëzimin e Edi Ramës dhe çlirimin e vendin nga "qeveria e krimit", siç ai e etiketoi.
"Kur do ta hidhni, kur do ta rrëzoni? Sot është rasti këtu në Tiranë, të flas fare hapur e sinqerisht me këdo që e bën këtë pyetje, sepse i ka ardhur aty ku s'mban më. Pyetja nuk i drejtohet vetëm Partisë Demokratike dhe vetëm Lulzim bashës as edhe vetëm opozitës. Rrëzimi i të keqes është detyrë kombëtare, ndaj përgjigjen po e jap unë, në emër të gjithë atyre që keni pyetur të dashur bashkëqytetarë se kur do ta rrëzojmë", tha Basha.
Çështja e dytë, për të cilën Basha foli edhe e cilësoi si një nga turpet e qeverisë Rama është rruga Milot-Balldren. Ai tha se kjo është një tjetër akt korruptiv nga qeveria e Ramës, sipas së cilit, duke qenë se është frikësuar nga protesta, por nxiton që të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur.
"Stekat janë të larta. 296 milionë euro është njëra prej këtyre stekave për vetëm 17 kilometra rrugë. E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Për Milot-Balldrenin, rrugën e florinjtë. Bota ju ka vënë emra të ndryshme rrugëve tregtare, rruga e gurtë, rruga e mëndafshtë, por sot Edi Rama po bëhet gati të ndërtojë rrugën e florinjtë, jo për qytetarët, jo për popullin, jo për lezhjanët. Jo jo, për një grusht hajdutësh të babëzitur dhe për veten e tij", deklaroi Basha.
Në fund, ishte dorëzimi në KE i kërkesës së Holandës, për rikthimin e vizave me Shqipërinë.
"Rivendosja e vizave nga Holanda, turpi i Edi Ramës dhe bandës së tij Ky është turpi, ky është krimi I Edi Ramës dhe I bandës së tij të babëzitur", përfundoi ai.
Protesta e shtatë e opozitës do të mbahet më 2 qershor. Si datë fillestare u përcaktuar 31 maji, kur dhe PD do të çelte PS fushëtën elektorale. Duke qenë se PS, e shtyu për një ditë më vonë dhe 31 maji përkon me natën e Kadrit u caktuar data 2 qershori.
LEXO TE NGJASHME