Sot përurohet autostrada Prishtinë - Shkup

 0.9autostrade0254631284

Pas një pune të gjatë prej disa vitesh, sot do të përurohet autostrada Prishtinë – Elez Han “Arbën Xhaferi”, në hapje të së cilës do të marrin pjesë krerët e shtetit të Kosovës. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli do të jenë të pranishëm në ceremoninë inauguruese që do të mbahet sot në mesditë.

Hapja e Autostradës Prishtinë-Shkup bëhet me pesë muaj vonesë, pasi një gjë e tillë ishte e planifikuar të bëhej më 31 dhjetor të vitit 2018, mirëpo kjo nuk ndodhi. Për këtë autostradë nga buxheti i Kosovës janë paguar 53 milionë euro më shumë kompanisë Bechtel & Enka.

Lidhur me punët që i kanë kryer disa kompani vendore kanë protestuar para kampit të Bechtel – Enka-s në Ferizaj, për moskryerjen e pagesave për punët që sipas tyre i kane kryer për Bechtel – Enka-n. Ndërkohë, Qeveria të martën ka vendosur për investime shtesë, pasi pritet të ndërtohen edhe dy vepra të reja në këtë autostradë, një në Ferizaj dhe një në Viti, që ende nuk është bërë publike sa do të kushtojnë.

Ministri kosovar i Infrastrukturës Pal Lekaj dy ditë më parë i ka  kërkuar gjithë stafit të Ministrisë që të jenë prezent në ceremoninë e përurimit të kësaj autostrade.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.