Zgjedhjet vendore/ Veliaj numri dy në fletën e votimit

0.6KQZ2017 770x440 639x365

Në një kohë që opozita e bashkuar ka djegur mandateve dhe ka bojkotuar '30 qershorin', Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt zgjedhjeve lokale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e së hënës fletën e votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Ndryshe nga e kaluara, në 30 qershor në garë në pjesën më të madhe të bashkive garojnë të vetëm kandidatë të Aleancës për Shqipërinë Europiane (ASHE) dhe në një pjesë të vogël të tyre kandidatë nga Bindja Demokratike. 

Kështu, për bashkinë e Tiranës numri një në fletën e votimit do të jetë Arben Skënderi i BD, e ndërsa numrin dy do ta mbajë kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj. Në Bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari e BD do të jetë e para dhe  Valbona Sako e PS do të jetë nr.2. Një tjetër Bashki ku në garë do të jenë dy kandidatë është ajo e Korçës, ku sërish kandidati i Bindjes Demokratike, Leonard Olli do të jetë i pari në fletë e ndërsa Sotiraq Filo i PS i dyti. Sa i përket Vlorës, Leli do të ketë numrin 1, e ndërsa Valbona Mezini e BD numri 2.

Ndërkaq, në Bashkitë Fier, Lushnje, Elbasan, PS nuk ka një konkurrent. Armando Subashi i Fierit, Fatos Tushe i Lushnjes, Valdrin Pjetri i Shkodrës dhe Gledjan Llatja i Elbasanit nuk kanë një kundërshtarë përballë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Fleta e Votimit në Bashkitë e vendit për zgjedhjet e 30 qershorit

Bashkia Tiranë
1.Arben Skënderi (Bindja Demokratike)
2.Erion Veliaj (ASHE)

Bashkia Durrës
1.Valbona Sakollari (Bindja Demokratike)
2.Valbona Sako (ASHE)

Bashkia Korçë
1.Leonard Olli (Bindja Demokratike)
2.Sotiraq Filo (ASHE)

Bashkia Vlorë
1.Dritan Leli (ASHE)
2.Valbona Mezini e BD

Bashki me një kandidat
Bashkia Fier
Bashkia Lushnje
Bashkia Shkodër
Bashkia Elbasan

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.