Facebook merr masa kundër terrorizmit, kufizon transmetimet direkte

00.9terrorizmi02152548

Rrjeti social, Facebook ka njoftuar se do të kufizojë mundësinë për transmetim të drejtëpërdrejtë pak para mbajtjes së një samiti për ekstremizmin online, që është organizuar pas sulmeve në dy xhami në Kristçërç të Zelandës së Re.

Gjiganti teknologjik ka thënë se fillimisht do të ketë paralajmërime për shkelje të rregullave të reja të Facebook-ut. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, i ka konsideruar këto masa “si hapa të mirë”. Në muajin mars, një i vetëquajtur supremacist i bardhë ka sulmuar dy xhami në Kristçërç, duke lënë të vdekur 51 persona.

A është koha për ta mbyllur Facebook-un?

Ardern do të udhëheqë këto samit me presidentin francez, Emmanuel Macron. Samiti ka për qëllim që të koordinojë përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund përdorimit të mediave sociale për të organizuar dhe promovuar ekstremizmin.

Liderët politikë nga Evropa, Kanadaja dhe Lindja e Mesme do të takohen me përfaqësues të kompanive si Facebook, Google dhe Twitter, për të publikuar një deklaratë që bën thirrje për eliminimin e materialit terrorist.

Facebook-u është zotuar se do të shpenzojë 7.5 milionë euro në teknologji dhe bashkëpunim që përmbajtja e ndaluar të fshihet automatikisht. “Qëllimi ynë është që të minimizojnë abuzimin në transmetim të drejtpërdrejtë derisa iu lejon njerëzve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi çdo ditë”, është thënë në deklaratën e kësaj kompanie.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.