Sërish protestë, Tubimi pasdite para Kryeministrisë. Basha: Le të derdhemi në shesh
Pas tubimit të dhunshëm mbrëmjen e së shtunës që u mbyll pas mesnate me sulme ndaj institucioneve me bomba molotov, fishekzjarrë e sende të forta ndaj efektivëve të policisë, pasditen e sotme opozita do të zhvillojë një tjetër protestë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha njoftoi se opozita do të mblidhet në orën 18:30 para Kryeministrisë për protestën e pestë kombëtare me qëllim largimin e Ramës.
Ndryshe nga sa ka ndodhur në protestat e kaluara, në ditën e sotme, PS-LSI kanë ndryshuar skenar. Mësohet se në orën 18:30, sot do të jetë një marshim proteste, por nuk është mësuar ende pikënisja dhe mbyllja e këtij marshimi.
"Le të derdhemi në orën 18:30 në shesh në betejën për Shqipërinë si gjithë Evropa. Asnjë hap pas, vetëm para. Zoti ju bekoftë" u shpreh lideri demokrat dje duke shtuar se nuk do të ketë proces zgjedhor fals me qeverinë Rama.
50 persona u arrestuan pas protestës së dhunshme të opozitës para kryeministrisë, Parlamentit dhe drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërkohë në total janë 84 persona të proceduar, mes të cilëve ish-deputetët Gent Strazimiri, Flamur Noka dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi.
Nga protesta u lënduan 14 policë, 4 protestues mes tyre sekretari organizativ i PD-së, Sahit Dollapi për të cilin PD-ja protestoi para drejtorisë së policisë duke kërkuar lirimin e tij dhe një operator. Ndërkombëtarët kanë dënuar dhunën e ushtruar nga protestuesit.
Protesta e 13 majit, ndryshe nga manifestinet e tjera antiqeveritare, sot do të jetë një marshim proteste. Në këtë protestë mungon sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi, i cili po merr trajtim intensiv në spital Sahit Dollapi. Në vendin e tij, do të jetë do të jetë Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli.
"Partia Demokratike i ka ftuar qytetarët sot në një tjetër protestë kombëtare “për Shqipërinë si Europa”, por ndryshe nga manifestinet e tjera antiqeveritare, ky i sotmi do të jetë një marshim proteste. Qytetarët janë ftuar në këtë marshim proteste për mbrojtjen e demokracisë dhe shkëputjes së politikës nga krimi, si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshne qe punon për mirëqenien e qytetarëve", shkruhet në njoftimin e PD.
LEXO TE NGJASHME