Zgjedhjet/ Sot afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve në KQZ
Ditën e sotme (13 maj) është afati i fundit për regjistrimin në Komisionin Qendror të zgjedhjeve të kandidatëve për kryetar bashkie si dhe kandidatëve për këshilltar bashkiak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në njërën anë deri më tani ka qënë Partia Socialiste që ka zyrtarizuar 60 kandidatë për bashkitë në vend ndërsa pritet që gjatë ditës së sotme të zyrtarizojë edhe kandidatin e 61 për bashkinë e Peqinit. Në këtë bashki kandidatura u shty për shkak të disa dilemave nga radhët e Partisë Socialiste.
Por ndërkohë që PS ka bërë publik emrat e kandidatëve të saj për zgjedhjet që pritet të mbahen më 30 qershor, opozita joparlamentare jo vetëm që nuk ka regjistruar asnjë kandiat, por ka deklaruar se nuk do të lejojë që zgjedhjet të kryhen pa pjesmarrjen e tyre. Ndërkohë pas protestës së dhunshme të 11 majit, sot pritet një tjetër protestë rreth orës 18:30.
LEXO TE NGJASHME