Meta në Stamboll, takim me Erdogan: Partneritet në luftën kundër terrorizmit
Presidenti Ilir Meta u prit në Stamboll në një takim nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës që ka zbardhur takimin, "duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkelqyera mes dy vendeve e popujve, Meta dhe Erdogan shprehën vullnetin e përbashkët për t'i zhvilluar ato më tej në të ardhmen".
"Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe", - u shpreh Presidenti Meta.
Gjatë këtij takimi, dy homologët e vunë gjithashtu theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.
LEXO TE NGJASHME