Basha takim me Raportuesin gjerman për Shqipërinë
Kryetari i opozitës Lulzim Basha është takuar sot me Raportuesit për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Christian Schmidt, i cili ka ardhur në Tiranë.
Basha bëri të ditur se takimi ka pasur të bëjë me zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri dhe çështjet e demokracisë.
Basha e bëri të ditur këtë takim në nisje të fjalës së tij në konferencën rajonale për vizionin dhe sfidat e shëndetësisë të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer në Tiranë.
LEXO TE NGJASHME