Njihuni me 5 aleatët që tradhtojnë Bashën
Të dielën është afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit. Meqë është pushim, afati i fundit është të martën.
Deri tani në KQZ janë regjistruar 25 parti, ndërsa kanë aplikuar për t'u regjistruar 8 parti të tjera, duke e çuar në 33 numrin e partive që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.
8 partitë e reja do të regjistrohen të martën nga KQZ, ndërsa 1 parti, Aleanca Demokratike e Eduard Abazit, për shkak se nuk ka kthyer fondet e marra paraprakisht nga KQZ, është në kushtet për të mos u regjistruar nga KQZ.
Nga partitë e regjistruara, bien në sy 5 parti që dikur kanë qenë aleatë të Bashës, Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri, Partia Ora e Shqipërisë e drejtuar nga Zef Shtjefni, Bashkimi Liberal Demokrat e drejtuar nga Arian Starova, Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e Arian Galdinit, si dhe Partia Kombëtare Konservatore e drejtuar nga Kujtim Gjuzi.
LEXO TE NGJASHME