Shkarkohen drejtorët e doganave, detajet
Pas ndryshimit të kreut të Doganave, sot ka ardhur radha e shkarkimit të drejtorëve rajonalë të doganave në vend.
Mësohet se janë larguar të gjithë drejtorët e doganave në qarqe.
Deri më tani janë mësuar disa emra që janë larguar dhe që janë emëruar.
Është larguar kreu i doganës së Tiranës, Arben Krasniqi. Në vendin e tij është emëruar Skerdi Rama.
Është larguar gjithashtu edhe drejtori i doganës së Durrësit Denis Shabani. Në vendin e tij është emëruar Rubin Shehu
Edhe drejtori i doganës në Kapshticë, Olsi Konomi është larguar nga detyra që mbante. Në vend të tij është emëruar Julian Çollaku.
LEXO TE NGJASHME