Kryemadhi: ‘Në zgjedhjet parlamentare bashkë me PD-në’
Opozita e Bashkuar nuk do të futet në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 30 qershor, por në rast të zgjedhjeve të parakoshme LSI dhe PD do të garojnë në një koalicion.
Këtë informacion e ka konfirmuar sonte nga studio e Repolitix në Report, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se: “Nuk ka 30 qershor, do të tërhiqet Rama vetë, se nuk ka zgjedhje pa opozitën. Ne po identifikojmë kandidatët për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale, kemi nisur procesin e vettingut për kandidatët, në krye të kësaj strukture është Klajda Gjosha.
Jemi në përgatitje të gjetjes së emrit të një koalicioni për zgjedhjet. Ne jemi në diskutime dhe do të shkojmë me kandidatë të përbashkët me PD-në. Ne si LSI jemi duke përpunuar programin. Ne kemi rënë dakord me Bashën, jemi në proces të përpunimit të materialeve tona" tha Kryemadhi.
LEXO TE NGJASHME