Firmoset sot heqja e roamingut në Ballkan, zbatimi në vitin 2021

0.1telefoni02512

Më 4 prill në Beograd, vendet e Ballkanit Perëndimor më në fund do të nënshkruajnë marrëveshjen për eliminimin e tarifave roaming. Nënshkrimi i marrëveshjes do të thotë se që prej datës 1 Korrik të vitit 2021, në secilin prej 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mund të flitet me koston e një telefonate lokale, dhe jo më me tarifat e çmendura të roaming. Gjithsesi, në 2021 do të fillojë ajo që quhet periudhë tranzitore, dhe do të nisë me reduktimin e kostove dhe jo me eliminimin direkt të tarifave.

Shqipëria do të ketë reduktimin më të madh, me rreth 85% për ata që bëjnë thirrje roaming nga vendi ynë, shkruan Scan.tv. Rreth 1 gb të dhëna në rrjet një boshnjak që e përdor telefonin e tij celular në Shqipëri do të duhet t`i paguajë aktualisht për shifrën e frikshme të 9500 eurove. Lëvizja e 6 vendeve vjen pas rreth 2 vitesh tratativa dhe negociata të vazhdueshme mes palëve, me ndërmjetësimin dhe interesimin e drejtpërdrejtë të Brukselit. Komisioni Europian e ka vendosur këtë çështje si prioritet, duke e përdorur heqjen e tarifave roaming si një strategji efikase për të integruar më shumë rajonin.

Heqja e tarifave roaming fillimisht u kundërshtua nga operatorët telefonik në Kosovë dhe Shqipëri. Por, më vonë, sidomos pas ndërhyrjes së Komisionerit Hahn, dy vendet pranuan të bëheshin pjesë e marrëveshjes.  Nënshkrimi i marrëveshjes pritet të bëhet në Beograd ditën e Enjte, ku për dy ditë me radhë do të mbahet samiti i dytë dixhital për Ballkanin Perëndimor nën organizmin dhe mbështetjen e këshillit të Bashkëpunimit Rajonal,  të drejtuar nga Majlinda Bregu.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.