Basha: 'Askush të mos mungojë në protestë te parlamenti, Kuvendi do t'i kthehet Shqipërisë!'

0.2Basha PD 502845

“Ju ftoj që askush të mos mungojë në protestë në orën 10:00 para Kuvendit të Shqipërisë, i cili do t’i kthehet Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo krimit.  Zoti i bekoftë shqiptarët, zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore….!”.

Kjo ishte thirrja e kryetarit të opozitës Lulzim Basha, mbrëmjen e së mërkurës, vetëm disa orë para nisjes së protestës së dytë të madhe kombëtare përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Deklarata e tij u bë nga selia blu, pas vendimit final të Këshillit Kombëtar të PD-së për të djegur mandatet e deputetit.

Pasditen e djeshme, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi njoftoi se seanca parlamentare që ishte parashikuar për të enjten, anullohej.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.