Protesta e opozitës, mblidhet Kolegji i Kryetarëve, diskutohet lidhur me datën
Është mbledhur Kolegji i Kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në rrethe. Siç edhe bëri me dije sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në mbledhjen e sotme po diskutohet data dhe mënyra e protestës së paralajmëruar nga opozita.
Pas mbledhjes me kryetarët e rretheve, pasdite do të mblidhet Kryesia e sapozgjedhur e partisë për të diskutuar lidhur me të njëjtën çështje. Nga burime të Report Tv bëhet me dije se brenda partisë ende nuk përflitet një datë e mundshme.
Rreth një javë më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha lajmëroi opozita do të udhëheqë revoltën e qytetarëve me protesta në të gjithë vendin deri në rrëzimin e Edi Ramës.
LEXO TE NGJASHME