Veliaj kërcënon live Ramën: Unë e meritoj dhe e fitoj pa parti Tiranën!
Në emisionin ‘E diela shqiptare’, Veliaj nuk la rastin pa i dërguar edhe një mesazh kryeministrit Rama se meriton të rikandidohet në krye të bashkisë.
“Mezi e pres fushatën, që të ballafaqohem me gjërat që kam bërë, por edhe për të shikuar alternativën që kanë të tjerët.
Dhe unë besoj që ne duhet të kemi një fushatë të qetë, inkurajuese, frymëzuese për alternativat më të mira dhe do të isha shumë i lumtur për të parë alternativat e tjera për të korrektuar punën time.
Por kam shërbyer me shumë dashuri dhe besoj se e meritojmë që të vazhdojmë projektet që kemi nisur në Tiranë.
Nuk bëhen të gjithë në një mëndje, për aq kohë sa ka një shumicë të drejtë, të ndershme nuk pyet shumë për parti”, u shpreh Veliaj, për të cilin thuhet se raportet me Ramën nuk janë në ditët e tyre me të mira.
LEXO TE NGJASHME