Basha nis përgatitjet për zgjedhjet, cakton grupet e punës

0.9Astrit Patozi dhe Lulzim Basha2013201365485

Kthesë e Lulzim Bashës. Partia Demokratike nis përgatitjet në bazë për zgjedhjet e ardhshme, ato vendore të qershorit 2019, ndryshe nga sa ishte paralajmëruar nga kryedemokrati për t'i bojkotuar ato. Basha ka zhvilluar sot një takim në selinë me deputetët dhe drejtuesit e strukturave të partisë ku në fokus ka qenë organizimi i brendshëm i PD. 

"Shqiptarja.com" mëson se Basha ka caktuar emrat që do kryesojnë grupet e punës në rretheve. Në Tiranë, çdo deputet i PD do kryesojë nga një njësi të kryeqytetit si Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Grida Duma, Halim Kosova, Gerti Bogdani, Orjola Pampuri, Jorida Tabaku etj.

Ndërsa në rrethe drejtimin e grupeve të punës Basha ia ka besuar kastës së vjetër të demokratëve si Flamur Noka në Shkodër, Edi Paloka në Kukës, Fatbardh Kadilli në Vlorë, Edmond Spaho në Elbasan, Oerd Bylykbashi në Durrës dhe Arben Ibro në Lezhë. 

Drejtuesit e Tiranës:

Aldo Bumçi Njësia 1

Grida Duma Njësia 9

Jorida Tabaku Njësia 8 

Albana Vokshi Njësia 7 

Halim Kosova Njësia 5 

Gert Bogdani Njësia 3 

Rudina Hajdari Njësia 11 

Orjola Pampuri Njësia 10

Drejtuesit e grupeve të punës në rrethe: 

Edi Paloka - Kukës

Flamur Noka - Shkodër

Arben Ibro - Lezhë

Fatbardh Kadilli - Vlorë

Edmond Spaho - Elbasan

Oerd Bylykbashi - Durrës

Fillimisht, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, la të hapur si opsion bojkotimin e zgjedhjeve vendore nëse nuk plotësohen kushtet e opozitës gjatë diskutimeve për reformën zgjedhore, situatën kriminale, ndërsa në skenë tashmë është edhe vettingu në politikë. 

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.